Gjigandi anglez  informacionit “The Guardian’’ ka zhvilluar një renditje të veçantë mbi Premier Ligën ku është bërë pjesë edhe Shqipëria madje me një vend nderi. Në këtë renditje janë klasifikuar kombësitë që kanë futbollist që kanë luajtur në Premier Ligë por nuk kanë shënuar.

 

Edhe pse në kamionatin elitar anglez kanë luajtur dhe luajnë disa futbollist me origjinë shqiptare por vetëm njëri prej tyre ndër ta ka luajtur për kombëtaren tonë. Bëhet fjalë për ish kapitenin, Lorik Cana në kohën ku luante për Sanderlend. Ai luajti vetëm një sezon për Sanderlend madje duke mbajtur në krahë shiritin e kapitenit.

Ai luajti në plot 31 ndeshje pa shënuar asnjë gol dhe kjo deri diku normale për një lojtar me tipare mbrojtëse dhe që golin nuk e kishte në gjak. Pikërisht kjo e rendit Shqipërinë të dytën në renditjen special ku futbollist të saj kanë zhvilluar numrin më të lartë të ndeshjeve por pa shënuar asnjë gol. Interesante se në këtë renditje është edhe Kosova, e dhjeta, një pozicion që e ndan edhe me tre skuadra të tjera. Kjo falë Bersant Celinës aktualisht në huazim tek IpsuiçTaun dhe me Mançester Sitin ka luajtur vetëm një ndeshje në Premier Ligë por ende nuk ka shënuar.

Vendin e parë në këtë renditje e mban Omani falë Ali al-Habsi, një portier që në Premier ka luajtur 111 ndeshje dhe i treti Pakistani me Zesh Rehman, mbrojtës./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re