Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të shtune ka publikuar një grafik, ku Shqipëria renditet e dyta, në rajon pas Sllovenisë për numrin më të lartë të të shëruarve për 1 milion banorë.

Shefi i qeverisë ndër të tjera shkruan se e gjitha kjo është si rezultat i të gjithë masave të marra dhe falë qytetarëve që i kanë respektuar ato.

“Bilanci i luftës bëhet në fund po s’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu”, shkruan Rama.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë shëruar nga koronavirusi 99 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 18.

Gjithashtu ka vijuar të rritet numri i të infektuarve ku vetëm sot janë regjistruar 29 raste të reja duke e çuar në 333 numrin e të infektuarve me Covid 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re