Kjo e shtunë e gjeti Shqipërinë të heshtur. Që prej të premtes në orën 17.00 çdo gjë është e mbyllur, çdo biznes ka ulur qepenët.

Në rrugë kanë të drejtë të lëvizin vetëm punonjësit e medias, policët, forcat ushtarake dhe personeli mjekësor.

Në fakt, këtë fundjavë është edhe një kategori tjetër që ka liridalje. Bëhet fjalë për pensionistët, të cilët kanë mundësi të lëvizin për ajrosje deri në orën 11.00.

Ky shtetrrethim do të zgjasë deri të hënën në orën 05.00. Ndryshe nga fundjavat e tjera, këtë herë izolimi nisi qysh të premten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re