Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin ka komentuar gjendjen aktuale gjeopolitike në Ballkan, ku ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me krijimin e Shqipërisë së Madhe.

 

Në një intervistë për agjensinë rusë “Tass”, Vulin është shprehur se nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe.

 

“Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe. Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka pa i dhënë të njëjtën gjë edhe serbëve. Prandaj gjej rastin të paralajmëroj të gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të madhe në tokën serbe”.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes serbe, Shqipëria është një shtet me ambicie ekspansioniste në rajonin e Ballkanit.

“Një kërcënim i madh për Ballkanin aktualisht është krijimi i një Shqipërie të Madhe. Kjo është një përpjekje për t’u përhapur në territoret e shteteve të tjera, duke nisur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, territori i Kosovës dhe Metohisë dhe një pjesë të Serbisë qendrore. I vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia”.

 

Gjithashtu në intervisten e tij ai ka komentuar edhe anëtarësimin e shteteve të rajonit të Ballkanit në NATO nuk shihet me sy të mirë nga Vulin dhe kjo është gjithashtu pjesë e planit për krijimit të Shqipërisë së madhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re