Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e parë, sa i takon fluksit të vizitorëve për këtë vit në vendin tonë.

 

Herida Duro, drejtoreshë e zhvillimit të programeve në turizëm, tha se raporti i dalë nga OBT duhet besuar, pasi rezultati ka dalë nga një panel i veçantë.

 

Në studion e lajmeve në Vizion Plus, ajo tha se këtë vit, turizmi është rritur me 18%, ndërsa shton se në Shqipëri ka larmishmëri vendesh për të pushuar.

 

“Duhet ta besojmë. Renditemi të parët pas disa muajsh  që jepnim të dhëna pozitive dhe në rritje. Jemi të parët, prej tre muaj tashmë nga një panel i veçantë i OBT. Shqipëria për këtë vit, nga janari në shtator renditet e para në këtë listë dhe ka rikuperuar +18% të rritjes së fluksit të turistëve që kanë ardhur dhe kanë vizituar vendin tonë. Flasim për një shifër relativisht mjaft të kënaqshme dhe kjo për arsye të shumta.

 

E para sepse infrastruktura dhe e gjithë pritja që u është ofruara atyre në Shqipëri. Sot gjejnë turizmin malor, bregdetar, por gjejnë shumë mirë edhe panoramën e elementëve tradicionalë për të cilët Shqipëria sot veçohet”, tha Duro.

 

Ajo gjithashtu iu përgjigj edhe kritikëve, të cilët thonë se qeveria llogarit si turist edhe shtetasit e saj të cilët ndodhen në emigrim.

 

“OBT i cilëson turist cilindo atë viziton apo spostohet nga një vend në një vend tjetër për qëllime të ndryshme, për sa kohë ai nuk e ka këtë vend rezidencën e tij të qëndrimit. Me të drejtë, edhe të gjithë bashkëkombësit tonë sa herë ata vijnë për qëllime familjare, shëndeti apo arsye të tjera të cilat janë pjesë e tematikave të turizmit.

 

Sot flitet për një turizëm të larmishëm, jo vetëm për pushim. Flitet për një turizëm natyror, malor, kulinar apo për një turizëm kulturor. Rasti i Shqipërisë këtë vit ka qenë më i veccantë. Jo vetëm se infrastruktura u ka dhënë komoditet, por edhe viti i rinisë ishte i veçantë sepse kanë mundur të shijojnë koncerte të ndryshme. Gjirokastra, Korça kanë turizëm edhe sot që flasim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re