Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në konferencën e fundit të mandatit të saj në Tiranë, theksin sërish e ka vënë të reforma në drejtësi dhe te problematika kryesore që është korrupsioni.

Kim në deklaratën e saj ka theksuar se Shqipëria ka bërë shumë ndryshime dhe nuk ka lidhje me atë që ka qenë në vitin 1991, por ka shumë punë për të bërë akoma në disa fusha.

Ajo është shprehur se ndryshimet në Shqipëri I ka parë dhe ndjekur vetë dhe jo se e thonë politikanët në deklaratat e tyre.

Siç e përmenda dhe në fillim ne kemi bërë përparim historik nuk mund të bëhet përparim në njërën dhe jo në tjetrën. Në secilën nga këto fusha ka mundësi për rritje, por nuk duhet që të fshimë kritikën por që ka mundësi për tu rritur. Ky vend ka kaluar shumë, shqiptarët kanë qenë një komb këmbëngulës, dhe për këtë shkak kanë arritur që të marrin dhe rezultatet e duhura. Gjithashtu të gjithë ne duhet që të jemi njerëz që shikojmë faktet, se sa shumë përpara ka bërë ky vend, sesi Shqipëria e sotme nuk ngjason me atë të 1991 dhe nëse ka një që mendon ndryshe le të më japë fakte se kjo është e vërtetë. Nuk e kam fjalën për atë që thonë politikanët por unë bisedoj me njerëz të vërtetë. Këto nuk i them që të pushojmë së bëri gjëra por ka akoma shumë për të bërë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera diplomatja amerikane është sh0prehur se korrupsioni është një ndër problemet kryesore që është akoma aktiv dhe që me punë dhe vullnet duhet që ti jepet fund.

Sipas Kim është e rëndësishme që gjykatat dhe prokurorët të jenë të pavarur pasi kjo do të sjellë edhe besueshmërinë e investitorëve të huaj, që nëse do të ndeshen në një problem zgjidhjen do ta marrin në gjykata pa kërcënime dhe rryshfete.

“Ka fusha që ka nevojë për përmirësim, korrupsioni është problem, gjykatat dhe prokurorët duhet që të jenë të pavarur, kjo është arsye pse SHBA dhe evropianët kanë shtyrë shumë në këtë drejtim. Duhet shtyrë për më shumë për progres dhe përparim në fushën e të drejtave të pronës në mënyrë që të vinin dhe të kenë siguri bizneset amerikane, se nëse do të aplikonin për të bërë diçka do ta merrnin konfrom rregullave dhe nëse shikojnë një padrejtësi ato do të shkonin në gjykatë dhe do të merrnin të drejtën jo duke paguar rryshfet dhe kërcënim. SHBA ka besuar në Shqipëri dhe populli amerikan ka besuar te populli shqiptar dhe nëse ne nuk besonim se ju do ti bënit këto ndryshime nuk do të kishim besuar, ju mund t’ja dilni mbanë mos u dorëzoni. Siç e kam thënë gjithmonë SHBA do ju mbështesin dhe do të jenë pas jush 100%”, ka thënë Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re