Gerti Xhanari, pedagog në akademinë e Rendit dhe njëkohësisht jurist i njohur, ka qenë i ftuar në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, ku është folur në lidhje me krimet që po ndodhin në vendin tonë.

Xhanari e ka lidhur këtë me faktin që grupet kriminale kanë fituar terren më të madh dhe se aktivitetet e tyre i shtrijnë në shtete të huaja për të fituar më shumë por gjithashtu e përdorin Shqipërinë si një “lavatriçe” për pastrimin e parave.

Në fund të analizës së tij, pedagogu del në përfundimin se i gjithë shteti ishte vënë në funksion të grupeve kriminale dhe mafiozëve të cilët pastrojnë para në vendin tonë.

Kemi një transferim të krimit, zanafillën e ka në Spanjë, vrasjet kryhen në Vlorë, zanafillën e ka në Belgjikë, vrasjet kryhen në Tiranë. Çfarë po ndodh sipas jush?

Xhanari: Ka të bëjë me aktivitetin criminal të grupeve kriminale shqiptare. Në të paktën 15 vitet e fundit është maksimalizuar zona e veprimit të ttyre. Absolutisht transferimi i tyre nga Shqipëria drejt vendeve të zhvilluara ku aktiviteti criminal sjell të ardhura më të mëdha, ka bërë që ky spostim të sjellë mundësinë që pasojat dhe atë që ata duan të vendosin me njëri tjetrin pra ndarja e fitimeve të transferohet në Shqipëri.

Normalisht kjo ka bërë që edhe më para investimet krtiminale të investohen në Shqipëri ku është terreni më i përshtatshëm në Toyota Yaris. Jo më kot këto lloje skandalesh e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe shumë të madhe që ka bërë bashkë mafian shqiptare, grupet kriminale, investitorët, mediat dhe një sërë aktorësh. Pra nuk janë vetëm organizata kriminale ordinere por bëhet fjalë për një shtet i cili është vënë në funksion të kriminelëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re