Ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato ka deklaruar se Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian. Gjatë një takimi me donatorët, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, diplomati evropian tha se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve.

Sipas ambasadorit Gonzato me rëndësi mbetet zbatimi i ligjeve, ndërsa theksoi se BE “e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde por edhe me ekspertizë”.

“Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim. Ky është një hap i mirë. BE do t’ju mbështesë në këtë hap, Shqipëria është më pranë BE dhe kjo është arsye pse ne jemi këtu sot”, tha nder te tjera ambasadori.

Gonzado: Ambasada sikundër partnerët e BE dhe përtej BE bashkojnë përpjekjet në lidhje me reformat për zbatimin e shtetit të së drejtës.

Një vend më i sigurt thith investitorë dhe ushqen zhvillimin ekonomik. Do të flasim edhe për sfidat me të cilat përballet Shqipëria në lidhje me infiltrimin e grupeve kriminale.

Vlerësimi i rrezikut për financimin e terrorizimit dhe pastrimin e parave në 2023 Shqipërinë e identifikon si zonë me rrezik të lartë.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve nga shoqëria civile dhe aktorë privat.

Ligji për rikuperimin e aseteve të krimit po diskutohet me shërbimet përkatëse. Një zyrë për rikuperimin e aseteve që do të themelohet së shpejti.

Kyc mbetet zbatimi i ligjeve dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde por edhe me ekspertizë.

Unë kërkoj një koordinim të asistencës se donatorëve.

Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim. Ky është një hap i mirë. BE do t’ju mbështesë në këtë hap, Shqipëria është më pranë BE dhe kjo është arsye pse ne jemi këtu sot.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re