Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u ka uruar shqiptarëve në mbarë botën 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri Hasani shprehet se modeli i bashkëjetesës dhe tolerancës në vendin tonë janë urim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë.

Ai thekson se këto vlera e kanë bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

“Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 🇦🇱, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë! 🇦🇱🦅”, shkruan ministri Hasani në një postim në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re