Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal ndër të tjera dhe tek fillimi i vitit të ri akademik, për të cilin u shpreh se “Shqipëria e fillon me flamur në gjysmështizë”.
Berisha u shpreh se viti akademik ka nisur me një rënie katastrofale në orientimin e universitetit më kryesor të vendit.
Sipas tij, “të gjitha këto rezultate të sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universiteteve, e shkollave të larta nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë”.
“Problemi tjetër, që doja të sjell në vëmendje është fillimi i vitit të ri universitar. Shqipëria e fillon me flamur në gjysmështizë, me 50 mijë studentë më pak se 10 vite më parë.
Me 15% studentë më pak se vitin e kaluar. Me një rënie katastrofale në orientimin e universitetit më kryesor të vendit. Të gjitha këto rezultate të sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universiteteve, e shkollave të larta nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë. A nuk është ky një moment alarmi për këtë vend? A nuk po shkojmë në një sistem selektiv si në komunizëm dhe jo drejt dyerve të hapura?”, deklaroi Berisha.