VALENTINA MADANI/ Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, foli dje për herë të parë fizikisht në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai vlerësoi dje qëndrimin e mbajtur nga kryeministri, Edi Rama, në replikat e ndërsjellta me delegacionin rus, gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurisë në OKB. Zelensky falenderon Ramën dhe shprehet se ai i tregoi botës si duhet trajtuar Rusia.

“I dashur Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan Zelensky.

Kryeministri Rama replikoi ashpër me ambasadorin rus, pasi ky i fundit kërkoi që Ukraina të mos mbajë fjalën para vendeve anëtare të OKB. Rama u përgjigj duke i kërkuar Rusisë të heq dorë nga lufta, në mënyrë që Zelensky të mos mbajë fjalime.

Presidenti i Ukrainës, Vlodomyr Zelenksy, ka ndarë një foto nga takimi me kryeministrin, Edi Rama, gjatë një takimi përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB. Zelensky shpreh mirënjohjes ndaj pozicionimit të Shqipërisë në agresionin rus ndaj Ukrainës. Ai njofton gjithashtu nënshkrimin e një deklarate për mbështetjen e integrimit të Ukrainës në NATO.

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, përfshirë këtu edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, shkruan ai.

Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB që po mbahet në Nju Jork. Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, u shpreh se duhen riparë me shumë vëmendje reformimi i vetove pasi e dobëson rolin e Kombeve të Bashkuara duke mos i dhënë peshë, por duke i dhënë vetëm një shteti, siç është Rusia.

Zelensky tha se është pikërisht vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

“Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish këtu në KS, ka shkaktuar 2 vite luftë.

Rusia ka vrarë me mijëra dhe ka shkatërruar mijëra familje. Është një agresion i paprovokuar që synon të aneksojë, burimet dhe territorin tonë. Përveç këtij agresioni kërkon të minojë çdo institucion që kërkon të mbrojë vendet që preken nga lufta. Është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për kombet e bashkuara. OKB e gjejnë vetën të bllokuar kur vjen puna për situatën e agresionit rus. Nuk do të isha kërtu nëse Ukraina mos të kishte zgjidhje konkrete.

Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare. Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.

Sistemi aktual i OKB ju bën me me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB”, tha Zelensky

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re