Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria mund të fitojë vetëm me Partinë Socialiste dhe me të në krye të qeverisë.

Pasi dha lajmin se është hapur kapitulli tjetër i negociatave, kreu i qeverisë u shpreh se BE kërkon që deri në 2027 negociatat duhet të mbyllen.

“Tani këtë punë kam për të fituar apo skam për të fituar, nuk është çështja a fitoj apo nuk fitoj unë. Kjo nuk është fare personale. Nuk është hiç, por hiç për karrigen time. Se po të jetë personale dhe për karrigen time, e po pastaj nuk po rri unë në atë karrige e po vjen dikush tjetër, por kjo është çështja për të fituar Shqipëria. Shqipëria fiton me mua dhe PS”, tha Rama.

Ndërsa një tjetër ndjekëseje që e kritikonte, Rama iu përgjigj kështu: “Ti që je e zhytur në kënetë je me dinjitet. Dinjitet me bufin e kënetës. Mirë më tha njëri ca bëhet kështu, u rritëm ne dhe rrisim fëmijët me këshillën që të kujdesemi për pleqtë, tani ca janë këta që duan që një plak të kujdeset për ta”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko