Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka komentuar paralajmërimet e Greqisë se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të çëshjes “Beleri”.

Varhelyi u shpreh se “nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse ti nuk e lejon të ecë përpara”.

Ndërsa theksoi se Shqipëria është gati të hapë negociatat për grupkapitullin e parë.

Oliver Varhelyi: Refuzoj që të flas në mënyrë negative për Shqipërinë. Nuk mendoj se ka në Bruksel njerëz që nuk bien dakord për arritjet e Shqipërisë.

Jemi të dakordësuar se Shqipëria është gati të hapë negociatat për grupkapitullin e parë, sado teknik që është si proces nuk e kuptoj pse ne nuk e marrim dot këtë vendim.

Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse ti nuk e lejon të ecë përpara. Duam të hapim negociatat për grup-kapitullin e parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re