Pas një ditëve me rreshje, ku dëbora mbuloi një pjesë të mirë
të territorit të vendit, Shqipëria është gdhirë me një situatë të vështira ngricash
si pasojë e temperaturave të ulëta.
Kjo ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ofrojë informacionin
e nevojshëm mbi gjendjen e akseve rrugore dhe kushtet e qarkullimit të
automjeteve, duke e shoqëruar me këshillat përkatëse se si duhet ecur, me zinxhirë
apo goma dimri.
Pasqyra:
Në
Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të
ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë.
Kontraktorët
e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës dhe janë ende duke punuar për
pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset
rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është
bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme.
Pa
probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë.
Lëvizja e
mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e
Cerenecit-Steblevë.
Drejtuesit
e mjeteve të vendosin zinxhirë në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli-Krastë,
Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në
rrugë.
Në
Rajonin Qendror Tiranë: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre,
është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të
gjitha akset kalohet pa zinxhir.
Në aksin
Librazhd-Stëblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të
kryhet me zinxhirë.
Në aksin
Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.
Në aksin
Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet
pa zinxhir.
Në
Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por
temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të
mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e kaseve.
Aksi
kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.
Korçë-Voskopojë
qarkullohet pa zinxhir.
Qarkullimi
kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë
Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë
ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.
Me
zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në
segmentin Sevaster-Kalivaç.
Në
segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet
ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat
e dimrit.
Është
punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin
Tepelenë-Dorëz-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.
Rekomandohen
përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën
rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë
udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të
reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.



