Në pikat e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë nga sot nuk kërkohen ceritifikatat e vaksinimit.

 

Në Morinë ka fluks të madh qytetarësh ndërsa policia kufitare po zbaton proceduren e përshpejtuar për të shmangur radhët. Shtatë sportele janë në funksion të plotë dhe personel shtesë për ditët e festave. Janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Pergjithshme e policisë. Për lehtesimin e masave, qytetarët e Kosovës japin vleresime pozitive.

 

Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për covid19.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re