Faxnews ka zhvilluar një intervistë me kreun e Unionit të Gazetarëve shqiptar Aleksander Çipa pasi vendi ynë ka pësuar një rënie me 20 vende, në krahasim me një vitë më pare përsa i përket lirisë së shtypit.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kosovën që në raportin e këtij viti është ngjitur me 17 vende.

Çipa tha se kjo lidhet me presionin që ushtrohet ndaj medias nga pushteti politik dhe ai ekonomik. Sipas tij cilësia e raportimit të jetë nën presion të dy pushteteve që janë përballë atij mediatik.

Pjesë nga intervista:

Pak a shumë janë ato cështje që organizatat kanë artikuluar. Janë problemet e informalitetit, presioni që ushtrohet nga ai politik dhe ekonomik. Bëhet pjesë të një pjesë të pronarëve të përfshirë në tendera, edhe projekteve dhe për zgjerimin e tyre në sektorë të ndryshmë. Cilësia e raportimit të jetë nën presion të dy pushteteve që janë përballë atij mediatik.

Është e lidhur me klimën e demokracisë, ka një tendecë negative në rajon me demokracinë dhe liritë themelore. Jemi në kushtet kur rajoni ka problematika të ndryshme, kemi qëndrime jetëgjata në pushtet që sjellin deformimi në demokraci.

Pse Kosova është ngjitur me 17 vende?

Mendoj që arsyet ka të bëjnë më vetë shoqëritë. Kosova dhe realiteti atje vjen nga një ndjeshmëri e lartë  e reagimit publik, një përvojë e diktuar nga e shkuara, ndërsa në Shqipëri është e lidhur me 2 aspekte. Kuroja për tu bashkuar ka rënë shumë. Ne na duhet të ristrukturojmë kurajon e protestës, reagimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb