Skip to content

Shqipëria, humbje edhe tek moshat

Shqiperia U19

Pas humbjes së kombëtares, Shqipëria e futbollit është detyruar të pranoj edhe dy humbje të tjera në kombëtaret e moshave U21 dhe U19.

Kombëtarja U21 ka humbur edhe sfidën e dytë përballë Sllovakisë por këtë herë në transfertë për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Skuadra Shpresa ka qënë tërësisht inekzistente nëm mbrojtje dhe mungesat e kanë dobësuar shumë edhe në sulm. E vetmja shenjë e mirë për skuadrën e drejtuar nga Bushi ishte sulmuesi Rei Manaj që shënon sërish ndaj sllovakët pas dy golave të shënuar në Tiranë në humbjen 2-3.

Por edhe njëherë goli i vlen vetëm sulmuesit të Granadas në aspektin personal pasi Shpresat humbin dhe mbeten të parafundit në grup dhe me ndeshjet e mbetura ndaj Spanjës nuk japin shanse për t’ia dalë në luftën për vendin e dytë.

sllo shqi 470x333

Por nuk shkon mirë as miqësorja për Shqipërinë U19, të cilët pas fitoreve tre ditë më parë humbasin këtë herë sërish përballë bashkëmoshatarëve kazakistanas në Lushnje.

Trajneri Bogdani kishte bërë disa zëvendësime kundrejt ndeshjes së parë por rezultati nuk ishte i njëjtë. Ndeshja vendoset nga një episod i dyshimtë në minutën e katërt shtesë.

Është Zhakipbajev që shënon por nëse anësori e cilëson golin në pozicion të parregullt jashtë loje është kryesori Kreshnik Cjapi që vendos veton dhe e cilëson të rregullt duke vendosur kështu rezultatin në këtë miqësore./Berati.TV

 

Sllovaki U21-Shqipëri U21 41

Shënues: Haraslin 19′, Mraz 45+2′, 74′, Siplak 71′ / Manaj 63′

SHqipëri U19 – Kazakistan U19 0-1

Shënues: Zhakipbajev 94′