Një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Shkupit, u finalizua me një vepër të vjedhur kishtare që Shqipëria ia ktheu Maqedonisë. Kjo dhe në kuadër të një marrëveshjeje mes dy vendeve me këtë fokus, ndër dhjetra marrëveshje të tjera të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Ky është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan.

Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha kryeministri maaedonas Dimitar Kovaçevski.

Më herët, ai tha se “unë dhe Edi Kemi vullnet për bashkëpunim”, duke i mëshuar të dy si Ballkanit të Hapur e si Procesit të Berlinit.

“Mund të bëjmë shumë më shumë së bashku. Jemi shembull sesi ndërtohen marrëdhëniet me fqinjët.

Sot i tejkalojmë krizat së bashku në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesin e Berlinit. Nga kriza do të dalim së bashku dhe askush nuk do të lihet i vetëm”, tha kreu i qeverisë maqedonase.

“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja, për të parë përtej të djeshmes, për të kuptuar si mund të kapërcejmë të sotmen. Për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësitë e vendeve tona, për të përfituar nga një hapësirë më e gjerë sesa ajo e vendeve tona.

Do vazhdojmë të jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke i parë bashkë këto nisma, në asnjë mënyrë duke i parë përjashtuese”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re