Shqiperia ka lajme të mira. I tillë është fakti se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 26 persona, gjysma e të cilëve nga të prekurit në Shkodër.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’.

🟢 26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko