Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë pasdites ka vazhduar  takimet me banorë në zonën e Pezë Helmësit dhe të Vaqarrit.

Sipas Bashës, Shqipëria është ndër vendet me  nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon, ndërsa thekson se “të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër”.

‘Shqipëria – sipas tij- ka nevojë për një plan urgjent për t’u krijuar të rinjve kushte të mos largohen’.

“Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik të nevojave për një familje, ndërsa mbështetja për bujqësinë nuk egziston në shumicën e fshatrave.

Shqipëria është ndër vendet me  nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon.

Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër.

Kjo ka sjellë rritje të emigrimit. Të rinjtë po largohen dhe ata që mbeten mezi ia dalin të përmbushin nevojat bazike.

Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t’u krijuar të rinjve kushte të mos largohen dhe pasuritë e shumta që ka Shqipëria t’i shndërrojë në mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët e saj”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re