Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, tha sot në emisionin “Open” në News 24 se nuk do që të bashkëpunojë me kreun e PD-së, Sali Berisha, për zgjedhjet e 11 Majit.
Shabani tha se Berisha do që ta zhbëjë SPAK-un, ndërkohë që ai vetë do që ta fuqizojë.
Kreu i Nismës Thurje tha se është e domosdoshme që të ketë rotacion brezash, ndërsa tha se klasa e vjetër politike do që t’i mbajë gjërat, situatat të pandryshuara.
Endri Shabani: Shqipëria ka nevojë për rotacion brezash. Kemi parë dekanë dhe rektorë që bëjnë rokadë me njëri tjetrin, kanë 20 vite aty. Klasa e vjetër politike do t’i mbajë gjërat siç janë. Do ishte shumë mirë të ndodhte menjëherë por nuk e realizojmë dot pa reformuar opozitën. Për sa kohë që ke Berishën përballë, Rama i ka zgjedhjet….e patë në fushatë e fundit…Ka 30 vjet që Rama bën fushatë përballë Berishës dhe i ka fituar të gjitha betejat. Beteja e Berishës është për të zhbërë SPAK. Edhe Rama do ta dobësojë SPAK. Rama është po aq i interesuar, dhe Veliaj janë të interesuar për ta zhbërë SPAK. Unë dua ta fuqizoj SPAK…Me subjekte që nuk kanë vjedhur Shqipërinë dhe që nuk shkojnë në SPAK ne bashkëpunojmë.