Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër kundër rritjes së çmimit të naftës.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta tha se ekonomia e vendit është lënë në duart të aventurierëve që po varfërojnë shqiptarët. Meta nënvizon se Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës në rajon, por paguan naftën më të shtrenjtë.

Reagimi nga Presidenti Ilir Meta:
EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!
Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:
Në Shqipëri🇦🇱 248.4 Euro
Në Maqedoninë e Veriut🇲🇰 366.1 Euro
Në Serbi🇷🇸 401.4 Euro
Në Malin e Zi🇲🇪 532.5 Euro.
Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.
Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.
📌 Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%
📌 Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%
📌 Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.
Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re