Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është shprehur se Shqipëria ka pasur boom në turizëm vitet e fundit teksa theksoi se ka arritur tregues rekord.

Ajo u shpreh se kjo tregon potencialin që ka vendi ynë dhe se po punohet që kjo prirje të vijojë në vitet në vijim.

Elisa Spiropali: “Mbështetja për bujqësinë, sidomos përmes forcimit të investimeve për fermat dhe fermerët është thelbësor për ekonominë e vendit. Po mundohemi të krijojmë sinergji ndërmjet rritjes së prodhimit bujqësor dhe cilësinë së produkteve në sektorët e agroindustrisë dhe agropërpunimit.

Kjo sinergji nuk garanton vetëm cilësi ushqimor për popullsinë, dhe rrit mundësinë e eksportit, por gjithashtu shtrin dhe zgjeron potencialin e tyre për diversifikimin e punësimit.

Në vitet e fundit Shqipëria ka pasur boom në turizëm dhe zhvillim të turizmit duke arritur tregues rekord, brenda 1 viti numri i turistëve është pothuajse 4 herë sa popullsia e vendit.

Kjo tregon realisht potencialin dhe tërheqjen që ka Shqipëria në botë.

Ne po punojnë që kjo prirje të vijojë në vitet në vijim, megjithatë për të rritur tërheqjen e turistëve të huaj po punojmë për të zgjeruar qasjen e fermerëve shqiptarë në tregun e turizmit të vendit, përfshirë këtu edh sigurimin e ushqimeve të vendit me cilësi.

Duhet ndërhyrje për të rritur prodhimin në sektor, kjo do të hapë rrugën e fermerëve shqiptarë drejt eksporteve dhe tregjeve të huaja më pak të kushtetueshme.

Po zgjerojmë mbështetjen me subvencione.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko