Ambasadori Silvio Gonzato është shprehur se Shqipëria ka pasur progres në negociatat me Bashkimin Europian, por theksoi se sfida e vërtetë s’është hapja e grupkapitujve, por kryerja e reformave.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, diplomati Silvio Gonzato u shpreh se legjislacioni i Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me atë të BE në të gjitha fushat.

Ai shtoi se BE mbështet qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027.

“Për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme”, deklaroi Gonzato.

Silvio Gonzato: Kemi pasur progres në negociatat me BE. Çelja e negociatave për grupkapitullin 2, që është tregu u brendshëm, dhe grupkapitullin 3, që është konkurrueshmëria është gati duke u arritur.

Shqipëria ka çuar qëndrimin e vet negociues 10 ditë më parë dhe BE po përgatit qëndrimin e vet që të organizohet konferenca tjetër ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur

Shpresojmë që të gjithë grupkapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është hapja e grupkapitujve por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje me atë të BE në të gjitha fushat.

Ndaj mbështesim objektivin dhe qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme.

Në përgjithësi dëshiroj të theksoj edhe rëndësinë që ka roli dhe puna e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi, për ti ndihmuar dhe për të promovuar barazinë. Kam besimin qe Kuvendi i ri do të marrë hapat e duhur dhe më në fund do të emërojë Komisionerit të ri, sepse mandati i komisionerit të tanishëm ka kaluar kohë më parë. BE do të mbetet krah jush në mbështetje tuaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko