Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se protesta e 20 shkurtit tregoi se Shqipëria meriton një qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se qytetarët treguan me kurajo se Shqipëria ka shpresë, për t’u bërë një vend ku të respektohen zgjedhjet e lira dhe të luftohet korrupsioni.

“20 shkurti do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit dhe hapi i parë e i sigurtë drejt Shqipërisë europiane, aspiratë e ndërprerë dhunshëm këto 11 vite nga Edi Rama!”, shprehet Salianji

Reagimi i plotë

Mes demokratëve dhe qytetarëve të lirë e me kurajo që treguan dje se Shqipëria ka shpresë. Treguan se vendi ynë meriton një qeverisje transparente e llogaridhënëse, një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, ku ka zgjedhje të lira e të ndershme, ku luftohet korrupsioni e krimi.

20 shkurti do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit dhe hapi i parë e i sigurtë drejt Shqipërisë europiane, aspiratë e ndërprerë dhunshëm këto 11 vite nga Edi Rama!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re