Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka ofruar mbështetjen në emër të institucionit që përfaqëson për Samitin e Berlinit, punimet e të cilit po mbahen në Shqipëri.

Përmes një statusi në Facebook, Nikolla shkruan se përmes zhvillimeve të punimeve të Samitit, Shqipëria konfirmoi lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.

Nikolla shkruan se edhe vetë BE “rikonfirmoi vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.”

 

Postimi i plotë i kryetares së Kuvendit:

 Sot, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Vetë Bashkimi Evropian rikonfirmon vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.

Kuvendi i Shqipërisë i uron sukses të plotë Samitit historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe shpreh vendosmërinë për të vijuar të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re