Kryeministri Edi Rama foli sot për digjitalizimin e shërbimeve publike në vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike, Rama tha se që prej vitit 2020 ve vendin tonë janë dhënë 49 mln shërbime digjitale, duke evituar radhën dhe korrupsionin nëpër sportele.
Gjithashtu Rama tha se vendi ynë konsiderohet si një vend lider në rajon për digjitalizimin e shërbimeve publike.
Edi Rama: Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është e jashtëzakonshme. Shqipëria konsiderohet si vend lider në rajon për sa i përket digjitalizimit të shërbimeve publike dhe në çdo klasifikim europian ne jemi mbi mesin e klasifikimit, çka duke pasur parasysh se nga çka humnere e nisëm ngjitjen e bëjmë dhe me spektakolare këtë transformim.
Në ditën e parë kur ne erdhëm në qeveri AKSHI ishte agjenci fantazëm dhe këtu platforma që sot jep 95 apo më shumë përqind të shërbimeve online, jepte një grusht simbolik dhe qesharak shërbimesh.
Ishin bërë lesh e li dokumentet e shtetit, është një trashëgimi që ende peshon dhe që na e vështirëson procesin…
Prej vitit 2020 janë dhënë 49 mln shërbime digjitale. Tani përfytyroni 49 mln shërbime duke pritur radhën, sy më sy, vesh më vesh, frymë më frymë me shtetin nëpër sportele.
Tani përfytyroni mundësinë për të dalë të stresuar nga kontakti edhe për të pasur ndjesinë e një dore që të futet në pantallona për të kërkuar lekë është një mundësi reale, dhe të gjitha këto të eliminuara , të eliminuara bashkë me mortjen e korrupsionit endemik që e persekutonte Shqipërinë në çdo sportel, nuk ekziston më.