Këtë verë nuk janë vetëm shqiptarët që po kthehen në atdhe.

Vendi ynë po sheh një bum turistësh italianë që kanë zgjedhur bregdetin tonë për të kaluar pushimet e tyre për shkak të çmimeve të arsyeshme.

Kjo është ajo çfarë shkruan gazeta italiane “La Repubblica” e cila e nis artikullin e saj me titullin: “Shqipëria Maldivet e Europës”.

Në ndryshim nga Pulglia ku duhet te paguani 50 euro në Sarandë, ju mund të gjeni në cadër me dy shezlongë për vetëm 10 apo 15 euro.

Janë disa italianë që kanë folur për të përditshmen italiane të cilët kanë rrëfyer se kanë zgjedhur Shqipërinë përpara vendit të tyre, jo vetëm për shkak të plazheve mahnitëse, por shkak të çmimeve të arsyeshme jo vetëm në akomodim, por edhe në restorante.

Marco, një professor matematike dhe fizike, thotë për “La Repubblica” se ai po rikthehet në Shqipëri për të dytin vit rradhazi, pasi nëse në Shqipëri, ti mund të hash një vakt që përmban peshk për maksimumin 25 euro në Itali, duhet të paguash dy fishin.

Italianët, të cilët më parë ishin të apasionuar pas bregdetit kroat, thonë se që kur Kroacia zgjodhi si monedhë zyrtare të sajën euron, ky vend është bërë i papërballueshëm.

Shumë italianë që po vijnë në Shqipëri këtë verë kanë zgjedhur jo vetëm udhëtimin me avion, por edhe tragetin në Adriatik nga Bari në Durrës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re