Triumfi i socialistëve në zgjedhjet vendore nuk është pranuar nga opozita, e cila në procesin e 14 majit arriti të merrte vetëm 7 bashki të vogla, ndërsa bastionet e djathta, e veçanërisht Shkodrën, i humbi.

 

Deputeti i PS Arben Pëllumbi, në një intervistë për Vizion Plus, ka thënë se mazhoranca kishte kohë që përgatitej për zgjedhjet vendore dhe fitorja e Shkodrës erdhi pas një pune të madhe në terren.

 

Sipas tij, PS në 14 maj ka marrë votat e saj, ndërsa votuesit e djathtë kanë bojktotuar procesin.

 

Intervista e plotë:

 

-E prisnit një rezultat kaq të thellë ? 

 

Ne e prisnim fitoren në Shkodër. Ne kemi disa vite që përgatitemi me ristrukturim të strukturave por edhe ofertave. Mënyrën se si u riorganizuam, kandidati që përzgjodhëm dhe risitë mendonim se do na jepte fitoren. Rezultati ishte edhe më I thellë nga sa e prisnim ndaj dhe na bën

 

-Cila ishte arsyja që kandidatët socialistë u votuan në këtë masë?

 

PS ka marrë votat e veta. Ka pasur një abstenim të votave të djathta. Duke qenë se lideri I tyre ka qenë non grata, është provuar e ska dhënë asgjë, në 2013 “u shorr” e skishte cctë jepte më. PS u riorganizua, kryeministri ishte në ccdo bashki të vendit, bëmë sondazhet tona, ndërsa nga ana tjetër kishim një stukturë të shpërbërë dhe një koalicion mepersona që Ii njihnin mirë shqiptarët

 

-Megjithatë opozita sidomos koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta flasin për blerje të votave dhe vjedhje të zgjedhjeve, si i konsideroni këto akuza ?

 

Këto nuk janë për herë të parë. Berisha nuk ka njohur asnjë rezultat ku humbet. Zgjedhjet në Shqipëri kanë ardhur duke u përmirësua. Zgjedhjet u mbajtën në një klimë të qetë, nuk pati asnjë incident. Të gjitha mediat ishin në funksion të fushatës së zgjedhjeve, partive politike u dhe hapësirë e barabartë. Diferenca në Tiranë është mbi 60 mijë vota. Është e pamundur të ketë ndikim në rezultat nëse ka tek tu ndonjë shkelje. Kushdo që ka një fakt ta drejtojë tek organet kompetente. KQZ me ligj është e detyruar që 10% të kutive të zgjedhura rastësisht duhet të rihapë kutitë dhe ccdo që është e qartë.

 

-Ju e humbet për fare pak vota betejën  në Bashkinë e Himarës. Qytetarët ia besuan bashkinë Fredi Belerit  që tashmë është në burg për blerje votash. A mendoni se Himara mund të shkojë sërish në zgjedhje nëse provohen akuzat ndaj Belerit ?

 

Ne duhet të lejojmë drejtësinë të bëjë punën e vetë. Përpara ligjit, Beleri është një qytetar i thjeshtë. Nëse provat do konsiderohen të ligjshme, shteti shqiptar do të veprojë për qytetarin shqiptar që ka garuar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re