Shqipëria ka bilancin më të mirë sa I takon dëmeve në jete njerezore që ka shkaktuar për fat të keq koronavirusi në Europë dhe botë.

Në tabelen e vlefshme për informacionet deri në datën 30 prill, vendi ynë është në vendin e fundit për grafikun e humbjes së jeteve për 1 milionë banorë në Europë.

Kryeministri Rama teksa publikon shifrat e deritanishme të asaj që ka lënë pas pandemie në Shqiperi dhe botë, shkruan se  Shqiperia është e mirë në këtë  ranglistë.

Kreu I qeverisë nuk nguron të ironizojë opozitën dhe të gjithë ata ata që perqeshen dhe akuzuan qeverinë për masat e marra që në fillim.

Çudi e madhe ëëë?!

Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar.

KrenarpërShqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë.

Dhe FrikëngaInjoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes

Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re