Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina dhe inxhinieri Azmer Duleviç kanë denoncuar vështirësitë me të cilat përballen sot qytetarët shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat, Karabina i referohet Agjencisë Evropiane të statistikave që thotë se Shqipëria kryeson Evropën për përqindjen e lartë të njerëzve të rrezikuar nga varfëria.

Sipas Karabinës edhe në Ballkanin Perëndimor Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë për shkak të korrupsionit qeveritar.

“Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetesës për arsye të realitetit të rëndë ekonomik dhe social, rritjes abuzive të çmimeve dhe mungesa e ndihmës sociale për çdo kategori në nevojë, dhe me një Shqipëri tjetër të mbyllur në godinat e pushtetit që punon vetëm për interesa të saj dhe larg qytetarëve.

Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen e lartë të njerëzve të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social, pasi gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria.

Edhe në Ballkanin Perëndimor Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë.

Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikur të varfërisë (Eurostat).

Shqipëria ka nivelin e varfërisë më të lartë në Rajon dhe në Europë pasi qeveria e saj bën më pak se çdo qeveri tjetër për mirëqënien e jetesës së qytetarëve të saj, mbrotjen dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, shprehet ajo.

Ndërkohë inxhinieri Duleviç i referohet stinës së dimrit ku shumë qytetarë kanë nevojë për ngrohje.  Ai thotë se ‘mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake’.

“Jemi në Dimër dhe jo të gjithë qytetarët kanë mundesi për të siguruar ngrohjen.

Jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë ekonomike të ngrohin të gjithë banesën!

Mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake.

Për këtë arsye dhe Instat në shifrat e fundit tregon që qytetarët përdorin lëndën drusore pothuajse në mënyrë të barabartë me energjinë elektrike.

Sipas Instat qarqet që përdorin më shumë lëndën drusore për ngrohje janë Dibra dhe Kukesi por e vërteta është që banorët e këtyre zonave kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të difekteve dhe rrjetit të amortizuar ku linjat e shpërndarjes 04 Kv kanë mbi 35 vite pa u ndërruar.

Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët 648 lekë në muaj është qesharak dhe i pamundur për tu përfituar nga burokracitë e shumta.

Dështimi tjetër i qeverisë Rama1,2 dhe 3 është që në 10 vite nuk ka shtrirë 1 meter tubacion për shpërndarjen dhe gazifikimin e vendit.

Prandaj Partia Demokratikë eshte ketu per t’i thënë qytetarëve që në programin e saj do të përfshihet subvencionimi real i energjisë për pensionistët, familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët”, thotë Duleviç.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re