Integrimi dominoi diskutimet mes liderve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian në Forumin Strategjik të Bledit, që u mbajt këtë të hënë në Slloveni.
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos tha se vetmja rrugë për tu anëtarësuar në familjen europiane është zbatimi I reformave. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ato shtete, lidërët e të cilëve, kanë nga pas edhe mbështetjen e qytetarëve.
“Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbi punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që ti shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë.
Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku. S’ka rrugë të shkurtra. Ne jemi gati ti pranojmë këto shtete por ata duhet të realizojnë reformat, shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme.”
Sipas Edi Ramës kjo është edhe arsyeja e fitores së thellë të socialistëve. Kryeministri e cilësoi jetikë mbështetjen që qytetarët I dhanë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ndërsa thotë se anëtarësimi duhet të përdoret si process shtet ndërtimi.
“Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE
Ne nuk po themi se jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovene të notit, kemi objektiva të qarta të hedhura në tavolinë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe kriteret që t’i përmbyllim negociata deri në 2027. Nuk ka vend për nxitim, pjesa më e rëndësishëm për ne së paku për Shqipërinë, është që ta përdorim procesin e anëtarësimit si proces shtet ndërtimi.”
Ndërsa presidenti I Këshillit Europian, Antonio Costa, tha se sfida më e madhe e zgjerimit është tejkalimi I konflikteve historike për të ndërtuar një të ardhshme të përbashket në familjen europiane.
“Zgjerimi nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë diçka që ja vlen, është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori dhe për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar. Do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe të përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën, që ndihmon për reformat, integrimin ekonomik e nuk duhet ta humbim këtë moment.”
Lëvizjet e koordinuara mes Tiranës dhe Brukselit parashikojnë një plan të detajuar për mbylljen e të gjithë grupkapitujve të negociatave brenda vitit 2027.
Konferenca e rradhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të mbahet në mes të muajit shtator për celjen e grupkapitullit “Agjenda e Gjelbërt dhe Lidhja e Qëndrueshme”
