Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë.

Mbi 70% e personave të sëmurë me koronavirus në Shqipëri nga fillimi e deri më tani janë shëruar. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësise bëjnë të ditur se të infektuar në total janë 856 persona , nga të cilët 627 janë shëruar tashmë.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)

Teste të kryera                   10268

Raste pozitive                      856

Raste të shëruara                  627

Raste Aktive                        198

Humbje jete                 31

(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   95

Krujë           63

Shkodër                17

Kamëz                  9

Fier                       4

Kurbin                  3

Elbasan                 3       

Mirditë                  1

Berat                     1

Durrës                   1

Korçë          1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re