“Shqipëria meriton më shumë” është slogani i përzgjedhur nga Lulzim Basha për të shpalosur programin e PD-së.
Programi do të paraqitet ditën e nesërme, më 1 qershor.
Mësohet se disa nga fushat ku është i fokusuar programi i PD janë e ardhmja e rinisë, rritja e mirëqenies, lufta kundër korrupsionit, kundër varfërisë, emigracioni e arsimi.
