Shqipëria do të presë Italinë në një miqësore më datën 16 nëntor ne Air Albania .

 

Në një konferencë për shtyp, futbollisti Kristian Asllani u shpreh se është gati për duelin me italianët.

 

KRISTIAN ASLLANI

FUTBOLLIST

 

“Do jetë një ndeshje e veçantë për mua, jetoj në Itali prej moshës 2 vjeçare. Kam shumë shokë atje. Ndeshje e vështirë, por do provojmë të lumturojmë njerëzit tanë. Ngacmime jo, por më kanë pyetur se kur do luajmë, ku do rrinë ata dhe kështu gjërash. Mezi po e pres si ndeshje. Italia ka nivel shumë të lartë, por ne do provojmë të bëjmë ndeshjen tonë, pasi kemi shumë kualitet.

 

Gjithashtu 20 vjecari  foli dhe për eksperiencën e tij tek Interi.

 

KRISTIAN ASLLANI

 

Jam lojtar i ri, kam përpara Brozovic dhe Calhanoglu, nga të cilët mund të mësoj. Jam i lumtur me kaq minuta që kam luajtur, nuk është e lehtë.

 

Mesfushori Enis Cokaj theksoi se atmosfera dhe harmonia në kombëtare është shumë e mire, teksa deklaroi se çdo lojtar ka nevojë  për kohën e tij për t’u përshtatur tek ekipi i Rejës.

 

ENIS ÇOKAJ

FUTBOLLIST

 

Komunikimi dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës janë shumë të mira, jemi si familje. Rezultatet janë çështje fati. Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë. Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet, por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë.”

 

Kuqezinjtë do të përballen sërish tri ditë më vonë  në një tjetër miqësore me Armeninë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re