Tema më e komentuar e ditës së sotme, lidhur me ngjarjet e djeshme është aktákuza e dërguar nga Prokuroria e Hagës për vrásje të paligjshme dhe kríme lùfte nga Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe 9 figura të tjera politike.

Në një shkrim në Facebook, reagon edhe Shaban Murati duke e konsideruar “autogol special të shtetit shqiptar pasi mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën”.

Shkrimi i plotë: Autogoli “special” i shtetit shqiptar.

“Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën”- është deklaratë zyrtare e kohës e nivelit më të lartë në Tiranë. Shqipëria në Asamblenë Parlamentare të Këshilli të Europës ka votuar pro raportit antishqiptar të Dik Martit mbi bazën e të cilit u ngrit Gjykata Speciale.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim, sepse Gjyq Nurembergu pati vetëm për krerët e shtetit të mundur dhe jo për krerët e shtetit fitues. Një faqe e errët, me një nga autogolat me të shëmtuar të shtetit, të parlamentit dhe të diplomacisë së Shqipërisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re