Nga antikiteti e deri në komunizën, BBC World Neës ka prezantuar Shqipërinë, jo me dokumentar por me spot publicitar. Sipas kryeministrit Rama që e ndarë në FB, kjo ishte e paimagjinueshme vite më parë, por ka ardhur vetëm si pasojë e investimeve që janë bërë në turizëm.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq ‘mrekullitë e Shqipërisë’ në kanalin BBC World News, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Gazetarja Bettany Huges e cila ka ardhur në Shqipëri për të realizuar spotin, shprehet se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku mund të gjesh edhe site arkeologjike dhe të njohësh kulturën e vendit.

“Bashkohuni me mua, Bettany Huges teksa eksploroj mrekullitë e Shqipërisë. Një nga qytetet mahnitëse romake te arkeologjia e mesjetës së hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman deri te bunkerët brutalë komunistë. Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike”, thuhet në video. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re