Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berlin, ku po takohet me zyrtarë të
lartë gjermanë, lidhur me çeljen e mundshme të negociatave me BE-në, në
muajin Tetor.   Ndonëse Rama takoi edhe kancelaren Merkel, Gjermania
para se vendi ynë të besojë se mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian
duhet të plotësojë disa kushte.

Nuk dihet nëse kushtet lidhen me hapjen e mundshme të negociatave në
muajin Tetor, apo me punën që duhet bërë më tej, mbi anëtarësimin e
Shqipërisë.

Mediet gjermane, të cilat kanë parë nga afër draft-vendimin që
deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se si
kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i
sistemit të drejtësisë.

Barriera e tjera për ekzekutivin shqiptar, sipas mediave të lidhura
me partinë Social-demokrate gjermane, aktualisht në pushtet, janë kaq të
larta sa vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.

Kushtet e Gjermanisë

Reformimi i Kodit Zgjedhor

Funksionimi i sistemit të Drejtësisë

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafian

Hetim lidhjeve të politikës me krimin

Ulja e kërkesave për azil

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re