Albina Kelmendi dhe familja e saj do të interpretojnë sonte në natën finale të festivalit ‘Eurovision’ që po mbahet në Liverpool të Anglisë. Ata ishin të parët që u kualifikuan për në finale me këngën ‘Duaje’ pasi performuan në natën e dytë të festivalit. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku evropian.

Gazetarja e ABC News, Leontina Nikaj thekson se kënga shqiptare është një ndër më të klikuarat në Eurovision. Këngëtarja nga Kosova dhe familja e saj kanë mbërthyer publikun jo vetëm për vokalin, performancën por edhe për mesazhin që përcjell kënga, që ka të bëjë për familjen.

“Përgjithësisht është vlerësuar vokali shpërthyes por edhe dimensionet e performancës që i qëndrojnë më së miri këngës shqiptare. Ka elementë edhe të entosit, elementë të xhubletës. Ëstë një mesazh i bukur ëpr familjen dhe kjo është përcjellë shumë mirë tek publiku edhe pse është kënduar në shqip.”, tha Nikaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re