“Kanë kaluar vetëm pak minuta nga ora 22 e mbrëmjes së kësaj të mërkure nga ku hyn në zbatim akti normativ për ndalimin e qarkullimit deri në orën 6 të mëngjesit. Ne ndodhemi në qendrën e Tiranës dhe rrugët janë thuajse të boshatisura.”
Të vetmit në rrugë ishin ata që nxitonin te ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të punës.
Qytetar 1
“Sa mbarova punën, po pres autobusin të më çojë në shtëpi, prandaj jam këtu”
Qytetar 2
“Për arsye pune”
Ndërkaq qarkullimi u pezullua për të gjithë personat të cilët nuk i përkasin administratës spitalore apo nuk kaishin emergjencë shëndetësore. Qytetarët të cilët do të lëvizin pas orës 22 përgjatë tre jave të izolimit të pjesshëm duhet të pajisen me autorizim nga portali e-Albania, duke arsyetuar shkakun e lëvizjes.
“Sikurse dikton vendimi i komiteti të ekspertëve, gjatë kësaj fashe orare të gjitha bizneset përfshirë këtu baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.
Ndërkohë patrullat e policisë po qarkullojnë për t’u siguruar që ky vendim po zbatohet, në të kundërt ndaj shkelësve do të merren masa administrative.”
Për personat që shkelin rregullin pa autorizimin përkatës, parashikohen gjoba deri në 10 mijë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri në arrest me 6 muaj.
Ndërsa për bizneset ndëshkimet do të shkojnë në mbyllje të aktivitetit deri në burg. Të lejuar janë vetëm farmacitë 24 orëshe dhe shërbimi delivery.
E njëjta situatë ishte gjatë natës se pare te izolimit në te gjitha qytetet e vendit.
Korça u boshatis sapo hyri në fuqi ora policore dhe rregulli u zbatua.
Po ashtu edhe në Shkodër e Elbasan nuk munguan kontrollet dhe këshillimet nga uniformat blu për ata që u panë duke lëvizur pas orës 22. Karantina e pjesshme do të vazhdojë deri më datën 2 dhjetor.