Skip to content

Shqipëria në karantinë/ Policia e ushtria kontrollojnë mijëra automjete

Subscribe

Pas urdhrit të qeverisë, policia në bashkëpunim me ushtrinë prej mbrëmjes të së mërkurës kanë ngritur postblloqe të shumta në të gjithë vendin për të kontrolluar lëvizjen e qytetarëve.

 

Në Tiranë u vendosën postblloqe në akset hyrëse e dalëse të qytetit, ndërsa u kontrolluan kryesisht makinat me targa të huaja që mund të kenë hyrë ditët e fundit në vendin tonë.

 

Po ashtu, në Elbasn policia mori masa për mbylljen e të gjithë lokaleve si dhe këshilloi të gjithë qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë me përjashtim të rasteve kur është e domosdoshme.

 

Kontrolle të shumta u zhvilluan edhe në Shkodër. Uniformat blu së bashku me ushtrinë prej mbrëmjes së djeshme po monitorojnë të gjitha rrugët, ndërsa kanë apeluar qytetarët që vijnë  nga vendet e prekura me koronavirus që të vetizolohen në shtëpi, ose në të kundërt do të penalizohen.

 

Ne Fier, forcat e ushtrisë së bashku me policinë po patrullojnë në akset kryesore me qëllim parandalimin e personave që mund të jenë infektuar me koronavirus.

 

Ndërkohë edhe në Vlorë, Durrës e Korçë janë shtuar masat për parandalimin e COVID-19.

 

Deri më tani mësohet se janë mbi 100 persona të cilët kanë ardhur nga vendet e prekura dhe nuk që nuk janë vetizoluar.