Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në emisioni Log. foli për kandidaturën e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo se çfarë rëndësie ka kjo për Shqipërinë, Xhaçka tha se  ky do të jetë momenti i parë ku vendi ynë do të ulet në tryezën më të rëndësishme vendimmarrëse, ndërsa theksoi se vendi ka lidhur aq marrëveshje bilaterale sa ta bëjë të sigurt marrjen e ulëses.

Më tej ajo u shpreh se është një prestigj për Shqipërinë që të linjëzojë vendimmarrjen e saj me më të rëndësishmit e botës.

Ndërsa u ndal tek marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë, ministrja e Jashtme tha se tashmë është hapur një kapitull i ri dhe se ka një bashkëpunim dhe angazhim reciprok për të gjetur zgjidhjen më të më të mirën mes dy vendeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Një nga dosjet është që Shqipëria të bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Duke pasur parasysh këtë marrëdhënie që kemi me Rusinë, ndikimi rus në vendimmarrje prish punë për të çuar përpara këtë kandidaturë të Shqipërisë?

Xhaçka: Rusia është një ndër 193 vendet e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria kandidon e vetme për këtë pozicion, ka lidhur aq marrëveshje bilaterale sa ta bëjë të sigurt marrjen e ulëses.

Pas tre muajsh do të bëhet zgjedhja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për vendin jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pyetje: Çfarë rëndësie ka kjo për Shqipërinë?

Xhaçka: Një rëndësi të jashtëzakonshme. Shqipëria është anëtare e OKB-së prej 65 vjetësh dhe ky është momenti i parë ku mund të ulet në tryezën më të rëndësishme vendimmarrëse të botës. Është një prestigj i jashtëzakonshëm që e ndihmon Shqipërinë që të linjëzojë vendimmarrjen e saj me më të rëndësishmit e botës.

Marrëdhëniet me Greqinë?

Xhaçka: Kemi hapur një kapitull të ri. Ka një bashkëpunim dhe angazhim reciprok që të gjejmë më të mirën mes nesh.

Pyetje: Çfarë po bën Ministria e Jashtme nën drejtimin e Olta Xhaçkës ?

Xhaçka: Nuk po negociojmë me Greqinë. Jemi rigrupuar secili me stafet e veta teknike për të kuptuar se kush janë epërsitë tona në këtë proces .

Duhet të kuptoni që çështja shkon në Gjykata vetëm pasi të jenë identifikuar çështjet që duhet të çohen në gjykata.

Di të them se kryeministri Rama është individ që gëzon besimin për të diskutuar, por mund të them se nuk bëhet fjalë për vendin që negocion për të bërë bashkë vende të caktuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re