Në një lidhje direkte me “Tirana Live” ka qenë deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku, i cili fillimisht ka folur për rritjen e buxhetit në 2% të GDP për forcat e armatosura.

Kollçaku tha se ky është një lajm i mirë dhe është një konfirmim i asaj që Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria ka marrë  në angazhimet e saj ndaj NATO-s.

Ai shtoi se në samitin e mbajtur në vitin 2014 nga NATO u vendos që 2% të ishte çmimi tavan, ndërsa tani kjo  përqindje është bërë dysheme.

Deputeti po ashtu theksoi se Shqipëria është një nga vendet me serioze dhe kontribuuese reale në Rajon.

Sipas tij në Samitin e ditës së nesërme, NATO do të konfirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe do t’i tregojë Moskës që nuk mund ta përçajë Aleancën.

Padyshim që është lajm i mirë. Në fakt ky lajm është konfirmim i asaj që Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria ka marrë në angazhimet që kemi ndaj NATO.

Në samitin e 2014, kërkohej që për vendet anëtare shpenzimet për mbrojtjen të shkonin në 2%. Jo të gjithë vendet e kanë mbajtur fjalën. Janë 11 vende anëtare, kryesisht ata në kufij me Rusinë apo edhe SHBA.

Shqipëria i bashkohet këtij grupi që janë përfituese, por edhe kontribuuese reale. Ato maten me 3 mënyra, buxhetin, kontributin dhe rritja e kapaciteteve.

Në Rajon ne jemi aktorë të rëndësishëm. Së shpejti ne do të kemi bazën taktike – ajrore të Kuçovës, do të fillojnë punimet edhe për portin detar të Durrësit që do të jetë në shërbim të NATOS.

Në vitet e fundit ne kemi qenë vend mikpritës i stërvitjeve më të mëdha të SHBA në Evropë. Ne jemi kontribuues real në Rajon, por jemi kontribuues edhe për Aleancën në tërësi.

Jemi serioz në detyrimet që kemi ndaj Aleancës, nuk jemi vetëm përfitues, por edhe kontribuues seriozë.

 Situata në Rajon nuk është ajo që ne do të dëshironim, ka ende elementë të krizave. Duhet të jemi të përgatitur. Sfida të tilla nuk janë të pazakonta, kombinuar edhe me sfidën e sulmeve kibernetike, janë sfida për të cilat ne duhet të përgatitemi.

Aleanca është më e vendosur se kurrë. Në vendimet e saj në këtë samitin do të konfirmojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Për t’i treguar edhe Moskës se ata nuk mund të kenë sukses në synimet e tyre, ata nuk mund ta përçajnë  Aleancën.

Ukraina gjatë luftës nuk mund të futet në NATO, por me vendosjen e sovranitetit ata shumë shpejt do të jenë pjesë e Aleancës, e meritojnë” tha deputeti.

Në fund Kollçaku tha se tani që do të shkojmë në 2% shpenzime të GDP për Forcat e Armatosura, do të shihen më shumë investime dhe paga më të mira për ushtarët.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re