Skip to content

“Shqipëria në krizë të rëndë prej inkriminimit të qeverisë”, Këlliçi: Demokratët po mobilizohen kudo për betejën që do shpëtojë vendin nga sundimi i Ramës

820568986 2145989832945547 2837827686551686564 n

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi publik ka deklaruar se vendi po përballet me një situatë të rëndë për shkak të kapjes së institucioneve dhe krimit të organizuar.

Këlliçi theksoi mesazhin se strukturat e PD janë në terren për të organizuar përballjen politike.

“Shqipëria është në krizë të rëndë për shkak të inkriminimit të skajshën të qeverisjes dhe rënies së shtetit. Demokratët po mobilizohen kudo për betejën politike që do ta shpëtojë vendin nga sundimi korruptiv e kriminal i Edi Ramës. Dega 9 në Tiranë është në aksion, në komunikim të pandalshëm me qytetarët dhe në forcim e ripërtëritje të strukturave”, u shpreh Këlliçi.