Pas triumfit me Bjellorusinë , kombëtarja shqiptare siguron automatikisht ngjitjen  në Ligën B për edicionin e ardhshëm ku e presin skuadra me te forta .

Pas ndeshjes se fituar 3-2  folën dhe disa nga protagonistët kuqezi. Mbrojtësi i Atalantës Berat Gjimshiti u shpreh i lumtur për këtë fitore ndërsa theksoi se merita është e të gjithë djemve.

 

BERAT GJIMSHITI / FUTBOLLIST I KOMBËTARES

” Besojmë që ekipi dha gjithçka në fushë. E dinim që do futeshim në fushë për fitore. E di që loja u hap kur shkoi 3-2. Deri në atë moment bëmë lojë të mirë, por pastaj e vumë veten në vështirësi. Nuk e filluam ndeshjen aq mirë sa menduam, dhe pse kishte shumë lojtarë të rinj me shumë cilësi. Të gjithë e kanë dhënë kontributin e tyre. Edhe ata që kanë luajtur më pak janë gjithmonë lojtarët më të rëndësishëm për ne. Në fillim nuk ecëm mbarë, por këto dy ndeshjet e fundit i fituam dhe ia dolëm të kapnim vendin e pare.

 

Ndërsa Frederik Veseli tha se djemtë dhanë gjithcka në fushë dhe në fund ia dolën të triumfonin.

 

FREDERIK VESELI / FUTBOLLIST I KOMBËTARES

” Kemi marrë 6 pikë, kemi dalë në vend të parë në grup. Ai ishte objektivi jonë si skuadër si grup.  Mungesa ka pasur. Do të kemi gjithmonë mungesa. Duhet të bëhemi si skuadër, të tregojmë karakterin dhe dëshirën tonë dhe të luajmë mirë të gjithë bashkë.

 

Suksesi në grupin 4 të Ligës C, mbush edhe arkat e FSHF me afro 1.2 milionë euro përfitim ndërsa më rëndësi është edhe ngjitja në vazon e tretë,  në shortin e datës 7 dhjetor të vlefshëm për eleminatoret e Botërorit 2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re