Gjermania nga 5 shtatori konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga COVID-19.

Nga kjo datë, shqiptarët për të hyrë në Gjermania duhet të paraqesin dëshmi shërimi nga një infeksion me COVID-19 ose të jesh i vaksinuar plotësisht.

Nëse shqiptarët nuk kanë këto të dyja, duhet të paraqesin një test Covid-19 negativ.

NJOFTIMI NGA AMBASADA GJERMANE

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit ëëë.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re