Pushtim apo jo, ai i mbërritjes së Italisë në Shqipëri, u shoqërua me një sërë zhvillimesh sociale, ekonomike e politike. Pikërisht në këtë kuadër tre institucione që duan t’i bëjnë jehonë memories kolektive janë bërë bashkë për një marrëveshje.
 
Dokumentet që zotëron Arkiva e Shtetit Shqiptar do të bëhen bashkë me faktet e arkivin e fondacionit të Pulias për ta parë edhe në këndvështrime të tjera praninë e forcave italiane në Shqipëri nisur që nga periudha e pasluftës së parë botërore.
 
Ky bashkëpunim ka nisur disa vite më parë, por sot jemi për të nënshkruar  një kontratë, për shkëmbimin e dokumenteve dhe fakteve historike të regjistruara në arkivat tona. Po ashtu edhe për dixhitalizimin e tyre. Sepse historia nuk duhet parë bardhë e zi dhe më vjen keq që duhet të them se pas kaq vitesh kemi ende shumë të dhëna që qëndrojnë në errësirë. Në Universitetin e Barit ka  nisur puna për studimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e Parë Botërore. Unë mendoj se kërkimi duhet të nisë që nga të dhënat që kemi për Skënderbeun dhe pasardhësit e tij që u vendosën në rajonin e Pulias.
 
Drejtori  i MHK, Dorian Koçi preferoi që në këtë aktivitet të zbulojë disa nga zhvillimet që ndodhën në vendin tonë, gjatë pranisë së Italisë në Shqipëri.
 
Këto janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen përgjatë gjithë ditës sot në konferencën shkencore që mbahet në Muzeun Historik Kombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re