Skip to content

Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, në fokus masat për përballimin e situatës alarmante

qeveria keshilli i ministrave kryeministria 768x401 1

Kryeministri Edi Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar përmbytjet që kanë “pushtuar” vendin në ditët e fundit.

Prej tre ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante sa i p♪7rket përmbytjeve, ku urdhra evakuimi janë lëshuar për banorët në Novoselë, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes njofton se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.