Këtë të premte, gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve.

 

Protesta po zhvillohen në çdo qytetet të vendit, ku janë bllokuar akse kryesore rrugore. Protesta kundër rritjes së çmimeve ka nisur edhe në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë bllokuar rrugën tek Statcioni i Trenit.

 

Po ashtu edhe në Berat po zhvillohen protestat për rritjen e çmimit të naftës. Revoltat vijojne edhe  në Zadrimë të Lezhës ku banorët kanë bllokuar aksin Lezhë-Shkodër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re