Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje sërish për Veting në politikë duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë “do të shkëputet Shqipëria nga kthetrat e korrupsionit”.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Basha ka publikuar studimin e “Monitor” e cila rendit Shqipërinë të fundit të Europës për zbatimin e ligjit dhe kampion për korrupsion. Basha thotë se pushteti duhet t’u kthehet qytetarëve dhe duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetting në politikë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re